ARKATANA

Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj Brukseli 2

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Implementimi i marrëveshjeve të arritura më herët mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit do të duhej të ishte kusht nga pala kosovare për vazhdimin e dialogut me palën serbe. Këtë e thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Për ta është i pakuptimtë zhvillimi i çfarëdo formati të dialogut nëse praktikisht nuk ndihen efektet e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri tani në Bruksel.

Profesori universitar Emrush Ujkani, ka deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej që domosdoshmërisht me qenë pjesë e dialogut dhe se nuk ka alternativë tjetër, por sipas tij paraprakisht do të duhej të bëhej vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve paraprake.

ARKATANA

“Ajo që mendoj se mund të bëhet tani për tani është vlerësimi i përgjithshëm dhe atë bashkë më Bashkimin Evropian për të vlerësuar se sa janë implementuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel para se të kalohej në negociata të mëtutjeshme. Natyrisht se nuk jemi kundër dialogut në asnjë moment, por unë mendoj se është shumë e nevojshme të krijohet një mekanizëm matës rreth asaj se si janë implementuar marrëveshjet deri me tani, ku kemi ngecur dhe sa i ka mbetur njërës ose tjetrës palë të veprojë tutje”, ka thënë Ujkani. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.