RCCOLA

Zbatimi i marrëveshjes, në krizë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtina dhe Beogradi do të duhet që deri të premten të zgjidhin mospajtimet e shumta rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Përpjekja do të jetë e nivelit teknik, mirëpo në rast të dështimit, burime të gazetës kanë bërë të ditur se lehtësuesit evropianë po e shqyrtojnë mundësinë që të thërrasin në një takim urgjent të dy kryeministrat.

Një takim i radhës mes Thaçit e Daçiqit nuk ka qenë i planifikuar para zgjedhjeve të 3 nëntorit por dështimi i palëve që t’i shpërbëjnë strukturat paralele në veri dhe t’i integrojnë pjesëtarët e të njëjtave në institucionet e Kosovës, si dhe mospajtimet që kanë për zgjedhjet e 3 nëntorit, ka bërë që mundësia për takim të jashtëzakonshëm të kryeministrave të mbetet e hapur

Fundamenti

Burime të gazës kanë bërët ë ditur se BE-ja ua ka bërë të qartë të dyja palëve se deri më 3 nëntor kur do të mbahen zgjedhjet lokale, MUP-i, e ashtuquajtura Mbrojtja Civile si dhe gjykatat paralele në veri duhet të shpërbëhen, derisa pjesëtarët e të njëjtave do të duhet të inkuadrohen në sistemin kosovar…(Tribuna).