ARKATANA

Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore mund të shtyhet deri më 2016

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Krijimi i sistemit informativ shëndetësor, hartimi i listës së shërbimeve bazike, miratimi i akteve nënligjore dhe krijimi i një liste të çmimeve të shërbimeve, janë disa nga veprimet që kanë ndikuar që zbatimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore të mos fillojë në kohën e paraparë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu në këtë vonesë ka ndikuar edhe fakti që në projektbuxhetin e këtij viti, për këtë ligj nuk janë ndarë 20 milionë euro siç ishte paraparë, por vetëm 10 milionë.

Mobi Casa

Pagesat për këtë ligj ishin paraparë të mblidheshin në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që zbatimi të fillonte nga janari i këtij viti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të mund të fillojë zbatimi i këtij ligji, për të cilin, tre muaj më përpara do të duhej të fillonte mbledhja e pagesave për sigurime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.