Hidromorava

Zbarkimi i 130 ushtarëve rumunë në kuadër të KFOR-it, NATO: Trupa shtesë për të ruajtur mjedis të sigurt në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Më shumë se 130 ushtarë shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë në kuadër të Aleancës Veri-Atlantike.

NATO në një deklaratë për media thotë se trupat shtesë nga Rumania përforcojnë misioni paqeruajtës në Kosovë.

“Më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania mbërritën në Kosovë të premten (13 tetor 2023) për të përforcuar më tej misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), përveç dyqind ushtarëve britanikë të dislokuar në fillim të këtij muaji. Vendosja e këtyre trupave shtesë vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

ARKATANA

Këto dislokime janë një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ato bazohen në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratuan nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në njoftim.

KFOR-i aktualisht përbëhet nga mbi 4,500 trupa të kontribuar nga 27 aleatë dhe partnerë të NATO-s. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.