Eko Higjiena

Zbardhet ngjarja e vrasjes së maturantit në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Është zbardhur vrasja në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, i dyshuari Naser E., siç njofton Press 24 nga policia është arrestuar dhe gjendet në stacionin policor. Sipas burimeve, thuhet se vrasja ka ndodhur rreth orës 15.15 minuta pasi Naser E., kishte hyrë në shtëpinë e tanimë të vrarit Angel P., dhe ia ka vjedhur biçikletën.

Angel e kishte vërejtur atë dhe së bashku me babain e tij Sasho, me makinën e tyre ishin vënë në ndjekje të vjedhësit.

E kanë ndjekur deri te spitali i syve, ku edhe kishte ardhur në kontakt fizik mes Angel dhe Naserit, ku djaloshi 19 vjeçar ishte therrë me thikë. Sipas inmformacioneve të para, motivi është banal, pra vrasje për biçikletë.

Uji Dea

Vrasja e maturantit, tensionon situatën në Maqedoni

Trupi i nxënësit të mjekësisë Angel para pak kohësh është dërguar për obduksion ndërsa në vendin e vrasjes kanë mbetur shenja të gjakut, ku djaloshi kishte ndërruar jetë.

Në ndërkohë qindra pjesëtarë të njësitit special të MPB-së nga Vardari janë paraqitur dhe kanë krijuar një zonë tampon për të ndaluar qytetarët të cilët dëshirojnë të nisen drejt fshatit fqinj, ku sipas tyre gjenden fajtorët e vrasjes. Situata në Gjorce petrov është e tensionuar, kurse MPB ka dërguar njësi shtesë të sigurimit të cilët po përpiqen ta kthejnë masën e tubuar para urës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.