United Hospital

Zbardhen hetimet, si e vrau shqiptari në shtëpi nënën e ish-pronarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroria e Barit në Italisë ka mbyllur hetimet mbi shqiptarin e akuzuar për vrasjen e piktores 71-vjeçare Rosa Maria Radicci. Ngjarja ndodhi më 13 nëntor 2016 në apartamentin e saj në Palese (Bari). I akuzuar është 30-vjeçari Olgert Laska i arrestuar nga efektivët e policisë disa ditë pas krimit.

Sipas dosjes së prokurorisë, gruaja u mbyt nga shqiptari, i cili punonte në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjatat.
I riu është pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, kjo është arsyeja pse ai ka vrarë të ëmën e ish shefit të tij.

Por, Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares.

Më mesin e provave, prokuroria ka edhe pamje filmike të marra nga kamerat e banesave të zonës, në të cilat shihet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës. Ai shihet duke mbërritur në zonë me biçikletë në orën 12:37 të 13 nëntorit.

Fundamenti

“Ai u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të viktimës. Mbështeti biçikletën te kangjellat dhe u ul në stol”, shkruhet në dosjen e hetuesve.

Imazhet tregojnë se Laska i afrohet shpesh portës, dhe prania e shqiptarit ishte vënë re nga vizitorët në një bar aty pranë.
Kur ka parë të kalonte një patrullë karabinierësh, është fshehur mes shkëmbinjve. Më pas, në 14:19 zhduket nga pamjet e kamerave dhe në 15:10 filmohet sërish, teksa i hipur në biçikletë, niset në drejtim të Barit.

Sipas hetuesve, në hapësirën kur shqiptari nuk shfaqet në kamera, ka kryer vrasjen. /albeu.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.