ARKATANA

Zari Xhaferi, shqiptari që garon për Parlamentin e Kantonit Zug

/ 2 minuta lexim
HW

Sot në Kantonin e Zug-ut po zhvillohen zgjedhjet për Parlanmentin dhe njëkohësisht edhe përr Qeverinë e Kantonit.

246 veta kandidojnë për 80 vende sa i ka Parlamenti ose Këshilli i Kantonit (Kantonsrat). Zgjedhjet kësaj radhe realizohen sipas një sistemi të ri, të provuar për herë të parë, pas ndryshimit të Ligjit mbi Zgjedhjet. Ky sistem pritet që të favorizojë partitë e vogla, gjegjësisht ato me më pak vende në përbërjen e deritashme në parlament.

Aktualisht kjo përbërje duket kështu: CVP ka 23 deputetë, FDP (20; SVP (19), SP (9), Alternative-Të Gjelbrit (7) dhe GLP (2).

Në këto zgjedhje për herë të dytë kandidon edhe bashkatdhetari ynë me prejardhje nga Gostivari, Zari Xhaferi. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin e Kantonit dhe është mjaft aktiv në jetën shoqërore të kantonit. Përveç me politikë ai është i angazhuar edhe në gazetari, gjegjësisht punon në gazetën Züger Zeitung.

Mobi Casa

albinfo.ch ka ndjekur rrugën politike të Xhaferit duke pasqyruar aktivitetet dhe sukseset e tij prej më shumë se tri vitesh

Edhe ekzekutivi i kantonit, i cili përbëhet nga 7 veta do të zgjidhet me sistem të ri. Por ky sistem është imponuar nga dy partitë më të medha CVP dhe FDP kundër vullnetit të partive të vogla.

Për vendet në ekzekutiv kanë kandiduar sërish të gjithë anëtarët e tashëm (ministrat) të Qeverisë së Kantonit. Veç tyre kësaj here kandidon diplomatja Christina Bürgi Dellsberger, e cila synon ta kthejë postin e humbur në zgjedhjet e para tetë viteve.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.