Hidromorava

Zari Xhaferi nuk arrin të zgjidhet në ekzekutivin e kantonit Zug

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka fituar Martin Pfister nga CVP me 17844 vota ndërkohë që për zgjedhje. Ndërsa Zari Xhaferin e kanë votuar 8540 veta, duke dalë i dyti në garë

Zari Xhaferi, politikani i ri socialdemokrat me prejardhje shqiptare nga Maqedonia, nuk ia ka dalë të zgjidhet në Qeverinë e Kantonit Zug, ku ishte kandiduar nga partia e tij. Vendin e lënë bosh të shefit të drejtorisë së financave Peter Hegglin nga CVP, i cili ishte zgjedhur ndërkohë deputet federal, e ka fituar bashkëpartaku i tij, Martin Pfister. Ky i fundit, që është dhe kryetar partie në nivel kantoni, e ka arritur shumicën absolute dhe kështu nuk ka nevojë të shkohet në rivotim.

Pfister ka fituar 17844 vota ndërkohë që për zgjedhje do t`i mjaftonin edhe 13.966. Ndërsa Zari Xhaferin ekanë votuar 8540 veta, duke dalë i dyti në garë, shkruajnë mediet zvicerane. Shumë mbrapa tij ka mbetur kandidati nga Partia e Piratëve, Stefan Thöni, me vetëm 1547 vota, transmeton albinfo.ch.

Përkundër humbjes, kjo garë ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për politikanin e ri shqiptaro-zviceran. Ai është shqiptari i parë që ka fituar besimin e një baze partiake për të garuar për një post me kaq peshë.

Mobi Casa

Mediet zvicerane theksojnë se mbështetja për Zariun në këtë garë ka kaluar përzej përkatësive partiake, falë besimit që ai gëzon në shtresa të gjera të qytetarëve të kantonit të tij.

Por, në një kanton ku partia të cilës i takon ai, kka zakonisht peshë modeste dhe nga ana tjetër partia rivale në këtë garë (CVP) është dukshëm më e përfaqësuar, rezultati i politikanit të ri dhe me perpektivë, Zari Xhaferit është megjithatë inkurajues.

Xhaferi, i cili punon si mësimdhënës dhe gazetar, është duke e mbajtur mandatin e dytë të deputetit në Kantonin e Zug-ut. Ai është shumë aktiv në jetën shoqërore dhe poilitike të kantonit të ij dhe më gjerë. albinfo.ch e ka përcjellë ngritjen politike të Zari Xhaferit që nga koha e zgjedhjes së tij në mandatin e parë, deputet kantonal./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.