Eko Higjiena

Zari Xhaferi, me biçikletë drejt parlamentit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në zgjedhjet nacionale të tetorit kandidon nga Zugu edhe politikani i ri me origjinë nga Gostivari, Zari Xhaferi.

Aktualisht Zari Xhaferi është deputet në parlamentin e Kantonit Zug dhe është mjaft aktiv në jetën shoqërore të kantonit.

Xhaferi, një politikan shumë i ri (30 vjeç), ka qenë pjesë e këtij parlamenti që nga viti 2011, në dy mandate, dhe është treguar mjaft aktiv në jetën parlamentare si dhe jashtë saj.

Ai ka qenë shqiptari i parë pas një kohe që kishte fituar vendin në një parlament kantoni.

Para tij, në vitin 2006 një vend të tillë në kantonin Schaffhausen e kishte fituar po për këtë parti, Osman Osmani.

Politikani shqiptaro-zviceran anon nga e majta dhe e ka shtyrë pikërisht dominimi i djathtë në Bernë për t’i hyrë kësaj gare elektorale.

„Unë jam njëri nga kandidatët për zgjedhjet nacionale për shkak se shumica e popullates së Zugut nuk është e përfaqësuar në Bernë. Janë tre deputetë nacional (Nationalräte), të gjithë të djathtë. Me kandidimin tim dua të ndryshoj dhe të ndihmoj që të shkojë në Bernë ai i cili angazhohet edhe për shqetësimet sociale të qytetarëve”, ka deklaruar për albinfo.ch Zari Xhaferi, njëri nga 15 kandidatët e SP/PS (Partia Socialdemokrate) që garojnë në zgjedhjet nacionale të tetorit nga Zugu.

30-vjeçari ka zgjedhur të bëjë fushatë pak më ndryshe dhe më të pazakontë se politikanët e tjerë.

Uji Dea

Ai me biçikletën e tij po shëtit gjithandej nëpër Zug, duke kërkuar votën e qytetarëve.

„Me biçikleten time me poster jam shumë aktiv në rrugët e Zugut. Unë shpërndaj fletushka, bisedoj me njerëz dhe e them mendimin tim. Në të njëjtën kohë unë jam shumë i aktiv në media. Unë jam për këtë arsye i bindur se fushata ime është interesante dhe e pranueshme për të gjithë. Kjo fushatë gjithashtu ofron perspektiva për të shprehur programin tim më mirë për qytetarët”, thotë Xhaferi, i cili e konsideron të jetë senzacion nëse siguron një ulëse në Parlamentin e Zvicrës.

Nëse zgjidhet Zari Xhaferi deputet nacional, ai do ta trajtojë çështjen e arsimimit të barabartë dhe për një politikë më të favorshme të integrimit.

„Më shumë do të nagazhohen për barazinë e mundësive në arsim. Çdo fëmijë ka nevojë për një mundësi të barabartë. Pastaj jam i përkushtuar për një politikë të qëndrueshme të transportit dhe për një politikë të favorshme të integrimit. Përveç kësaj, unë jam i angazhuar për barazinë gjinore”, premton politikani i ri shqiptar në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch.

Ai ka pranuar se fushata e tij zgjedhore është fokusuar edhe te komuniteti shqiptar, për t’i informuar ata për rrjedhat politike.

“Jam i bindur se do më ndihmojë edhe diaspora shqiptare në Zvicër. Shpresoj shumë në votën e tyre, edhe pse do ta kem të vështirë për të shkuar nga shtëpia në shtëpi”, thotë Xhaferi.

Zari Xhaferi ka ardhur në Zvicër nga Gostivari në moshën 7-vjeçare. Bashkë me prindërit jeton në Baar të Zugut. Ka kryer gjimnazin dhe studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet: gjuhë gjermane, gjuhë angleze, histori dhe sport.

Pasionin për gazetari ai e ushtron në gazetën javore lokale “Zugerbitter Zeitung”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.