UBT

Zari Xhaferi, kandidat për Qeverinë e Kantonit Zug

/ 3 minuta lexim
HW

Nëse do t`ia dalë të zgjidhet, Xhaferi do të jetë politikani i parë me prejardhje shqiptare në ekzekutivin e një kantoni.

Zari Xhaferi (Dzaferi), politikani i Partisë Socialdemokrate me rrënjë shqiptare, deputet në Parlamentin e Kantonit të Zug-ut, është kandiduar edhe për ekzekutivin e kantonit. SP-ja e këtij kantoni në kuvendin e saj partiak të mbajtur të enjten ka vendosur që Xhaferin ta kandidojë për një vend në Qeverinë shtatë anëtarëshe Kantonale, që ka mbetur i zbrazët pas zgjedhjes në përfaqësuesit të CVP-së Peter Hegglin deputet në Dhomën e Kantoneve. Ai mbante postin e përgjegjësit për financa, transmeton albinfo.ch.

Zgjedhja për vendin vakant në qeveri do të bëhet më 17 janar 2016. Me atë rast CVP-ja sjell kandidatin e vet, politikanin Martin Pfister, i cili është nominuar të mërkurën.

Aktualisht ezekutivin e Kantonit të Zugut e pëbëjnë nga dy përfaqësues të CVP-së, FDP-së dhe SVP-së si dhe një përfaqësuese e ALG-së (Alternativa e Gjelbër).

Kandidimin e Xhaferit në një ekzekutiv që nuk ka pasur asnjë përfaqësues të SP-së, kjo parti e arsyeton duke e vlerësuar përvojën e tij si deputet në legjislaturën e dytë në Parlamentin e Kantonit. Ai është bërë i njohur si politikan që vlerësohet edhe nga jashtë partisë së tij, thuhet në shkresën e SP-së.

Zari Xhaferi është nënkryetar i SP-së së Kantonit Zug dhe kryetar i SP-së për qytetin Baar, ku jeton.

HW

Ai ka qenë kandidat në zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës që u mbajtën muajin e kaluar.

Duke iu drejtuar rrethit të tij shoqëror në facebook, Zariu flet për përvojat e tij si politikan dhe mësues e gazetar, profesione që ai i ushtron prej sa vitesh. “Jam i bindur se me përvojën time dhe me prirjen për punë ekipore do të sjell me vete një bazë solide për punë në ekzekutiv”.

Nga ana tjetër, siç vlerësohet në mediet e Zug-ut dhe të Luzernit, kandidimi i Xhaferit edhe pse i bërë njëzëri nga SP-ja, është shoqëruar nga një skepticizëm në vetë bazën partiake, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se në këtë kanton partitë e djathta janë më të fuqishme dhe kanë bazë të pakonestueshme. Sidomos fakti se vendi i lirë pretendohet nga CVP-ja, parti me bazë të gjerë në kanton e bën edhe me të vështirë depërtimin e Zari Xhaferit 30 vjeçar në ekzekutiv.

Nëse megjithatë do t`ia dalë të zgjidhet, Xhaferi do të jetë politikani i parë me prejardhje shqiptare në ekzekutivin e një kantoni.

Albinfo.ch ka ndjekur rrugën e ngritjes politike të Zariut që nga fillimi. Në një intervistë të realizuar pas zgjedhjes së tij deputet kantoni, rreth 5 vjet më parë, ai kishte treguar ambicie edhe për politikën në rrafshin ekzekutiv, por duke e vendosur atë “në një të ardhme”. Mbetet të pritet muaji janar për të parë nëse kjo “e ardhme” ka ardhur./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.