Hidromorava

Zari Xhaferi fiton sërish garën për deputet kantonal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ai ka mbledhur 1890 vota, që është numri më i madh nga kandidatët e bazës së tij deleguese, qytetit Baar ku ai jeton

Edhe pse partia për të cilën ka garuar, SP/PS (Partia Socialdemokrate) ka pësuar një rënie të numrit te deputetëve, Zari Xhaferi ka fituar sërish në zgjedhjet e mbajtura dje për Parlamentin e Kantonit Zug.

Ai ka mbledhur 1890 vota, që është numri më i madh nga kandidatët e bazës së tij deleguese, qytetit Baar ku ai jeton.

Xhaferi, një politikan shumë i ri (29 vjeç) ka qenë pjesë e këtij parlamenti që nga viti 2011dhe është treguar mjaft aktiv në jetën parlamentare si dhe jashtë saj. Ai ka qenë shqiptari i parë pas një kohe që kishte fituar vendin në një parlament kantoni. Para tij, në vitin 2006 një vend të tillë në kantonin Schaffhausen e kishte fituar po për këtë parti, Osman Osmani.

HW

Në përbërjen e re të Parlamentit të kantonit Zug, me numrin e deputetëve vazhdojnë të prijnë partitë e djathta. CVP ka 22, SVP 19 dhe FDP 18 deputetë. Ndërsa SP-ja e Xhaferit nga 8 sa kishte, ka rënë në 7 përfaqësues në parlamentin e kantonit. Kur kësaj t`ia shtojmë rastin e një deputeti i cili nga të Gjelbrit gjatë mandatit të kaluar kishte kaluar në SP, i bie që fuqia e kësaj partie ka pësuar rënie për dy deputetë.

Përbërja e re e Parlamentit tregon se ALG (Alternativa dhe të Gjelbrit) dhe GLP ( e Gjelbër Liberale) kanë shtuar më shumë numrin e deputetëve në krahasim me zgjedhjet e kaluara, respektivisht nga 2 sish.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.