Uji Dea

Zarbica përgatitet të shënoj takimet e vendlindjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Duke pasur parasysh interesimin e banorëve të shumtë të ndjekur e të shpërngulur nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharrën, Ramabuqë, Qarr, Gjergjec etj., këto ditë, nga përfaqësues të këtyre fshatrave, është formuar Këshilli Organizues për mbajtjen e Takimeve të Vendlindjes në fshatin Zarbicë.

Ky Këshill Organizues ka filluar punën në përgatitjen e këtij takimi duke formuar edhe grupet punuese për veprimtaritë që do të organizohen në këtë takim të Vendlindjes.

Pengesat e qarkullimit të lirë që janë paraqitur kohë pas kohe në kalimin e kufirit në pikën kufitare në Muhoc, për disa banorë të fshatrave të Malësisë me dokumente të Kosovës, besojmë se janë të tejkaluara dhe jemi të bindur se ky takim i Vendlindjes në fshatin Zarbicë do të jetë një nga takimet më të organizuara dhe më madhështore deri më tash tha Ismet Tafili organizator.

United Hospital

Në dy mbledhjet e mbajtura nga Këshilli Organizues për “Takimin e Vendlindjes – Zarbica 2014”, përveç tjerash është vendosur që, takimi të mbahet, më 03. 08. 2014 në fshatin Zarbicë.

Për punën dhe mbarëvajtjen e Takimit të Vendlindjes, Këshilli Organizues do ta njoftojë opinionin publik në vazhdimësi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.