Fundamenti

Zanfina Xhemajli rikthehet te kampionet e Dritës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Volejbollistja Zanfina Xhemajli e cila karrierën e kishte filluar që nga mosha 10 vjeqare në KV Drita, pas një viti të qëndrimit të saj në KV Gryka të Drenasit nga ky edicion i garave i është rikthyer skuadrës ku filloi karrierën e saj në KV Drita.

Xhemajli për një vit në KV Gryka dha kontribut të saj të madh, duke pasur paraqitje brilante tek vashat e Drenasit.

Volejbollistja gjilanase, Zanfina Xhemajli, e cila është një talente e madhe në rolin e qendrës është një përforcim i madh për skuadrën e Dritës.

United Hospital

“Për shkak studimeve dhe ndërrimit të ambientit për një vit isha pjesë e Grykës nga Drenasi, në këtë mjedis kam kaluar qaste tejet të mira dhe publikisht i falënderoj për mikpritjen që ma kanë bërë dhe për mua ishte kënaqësi të jem pjesë e asaj skuadre”, ka bërë të ditur Xhemajli.

Njëra ndër qendrat më të mira në volejbollin e Kosovës, Zanfina Xhemajli, për rikthimin e saj në klubin e Dritës, ka theksuar se ndihet e lumtur për rikthimin e saj.
“Në KV Drita kam filluar hapat e parë të volejbollit që nga mosha 10 vjeçare, jam e lumtur që jam rikthyer në këtë skuadër ku njeherit e kam edhe shoqërinë time, unë do të jap më të mirën për sukseset e skuadrës dhe shpresoj se edhe në këtë vit do të dalim fitues si në Kupën e Kosovës njashtu
edhe për titull të kampionit pasiqë në mesin e Dritës ka volejbolliste tejet të mira por edhe organizimi i klubit është shembullor”.

Talentja e madhe e volejbollit, Zanfina Xhemajli shpreson se shumë shpejt do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në volejboll./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.