Zanfina jetën private e ruan me fanatizëm

Këngëtarja shumë e bukur, Zanfina Ismaili, nuk ka të ndalur me krijimet e saj muzikore dhe pas këngës “Ku je”, të cilën e plasoi bashkë me videoklip, ajo ka nisur punën për dy këngë të reja të cilat gjatë këtij sezoni veror do t’i sjellë në treg. Këto këngë do të kenë edhe videoklipet, të cilat këngëtarja do t’i sjellë me skena mjaft të nxehta.
“Kam nisur punën për krijime të reja, të cilat do të jenë befasi për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për “Zëri”. Krahas sukseseve në karrierë, me të cilat këngëtarja ndjehet mjaft e kënaqur, si duket thashethemet në opinion për jetën private nuk po e lënë të qetë, prandaj në disa raste Zanfina irritohet nga të qenit personalitet publik. Ditë më parë ajo është parë në krah të një djaloshi për të cilën është thënë se është i dashuri i saj, mirëpo ky ka qenë një keqkuptim, sepse në fakt ai është djali i dajës së saj.
“Jeta ime private ju intereson të gjithëve, mirëpo unë gjithmonë kam dashur ta ruaj me fanatizëm këtë pjesë të jetës që më takon vetëm mua dhe askujt tjetër. Prandaj kam dashur ta mbajë larg publikut. Mirëpo në momentin që e kam vënë një foto me djalin e dajës në ‘Instagram’, menjëherë kanë dalë zëra që ai është i dashuri im, e në fakt kjo është vetëm një thashetheme, dhe disa njerëz mezi se presin të të shohin në fotografi me një djalë dhe menjëherë paragjykojnë për jetën private. Prandaj nuk jam e kënaqur me realitetin që po ndodhë tek ne”, shton ajo.
Tani për tani për Zanfinën më e rëndësishme është ndërtimi i një karrierë të ndritur muzikore, gjë për të cilën ajo thotë se po punon vazhdimisht.(zeri)