GRANDEMALL

Zana Ramadani, udhëheqëse e “Femen-Germany”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zana Ramadani ,shqiptarja bashkëthemeluse e “Femen-Germany” është edhe kryetare e forumit të të rinjve të CDU-së në Wilnsdorf.

„Femen“, organizata feministe nga Ukraina, ka “degë” të saj edhe në Gjermani. Bashkëthemeluese e “Femen-Germany” është Zana Ramadani, shqiptare nga Maqedonia, e rritur në Gjermani.

Të gjithë e dimë se për çfarë janë të njohura vajzat nga “Femen”: Ato luftojnë diskriminimin e femrës në atë mënyrë që lakuriqësohen publikisht. Të zhveshura deri në brez, militantet e “Femen” i gjen në shumë aktivitete ku duhet kundërshtuar shfrytëzimin e femrës, ku ato luftojnë kundër prostitucionit ose perceptimit të femrës si mall.

Të gjitha këto, i bën edhe Zana Ramadani. Por ajo që e dallon Zanën nga “amazonat” ukrainase është përkatësia e saj një partie. Zana Ramadani është kryetare e forumit të të rinjve në Wilnsdorf të partisë në pushtet në Gjermani, CDU-së së Angela Merkelit, parti që për nga definicioni, përfaqëson vlerat e krishtera.

GRANDEMALL

Ja se çfarë shkruan revista “Die Zeit”: Marshi i Alexandra Schewtschenko-s (themeluesja e “Femen”, Ukrainë) në Herbertstrasse, të lagjes së njohur të prostitucionit St. Pauli të Hamburgut, u ndoq nga “Femen-Germany”. Por gjermanet kanë megjithatë një rrugë të tyren. Zana Ramadani, bashkëthemeluese e “Femen Germany”, për shembull, është aktive jo vetëm këtë organizatë por prej dy vitesh edhe anëtare e CDU-së. Ajo punon si nëpunëse në një byro avokatie dhe notariati si dhe studente e shkencave juridike.

Zhveshja në vende publike për të tërhequr sipërfaqësisht vëmendjen është gjë e mirë dhe e bukur sipas Zanës; mirëpo ajo dëshiron të punojë edhe politikisht për të arritur diçka. Të drejtat e grave janë tema e saj. Por, në jetën e saj nuk bën pjesë vetëm synimi i madh për të ndaluar prostitucionin dhe problemin që lidhet me të, tregtinë me qenie njerëzore…

Në marshimin në St. Pauli të Hamburgut, Schewtschenko dhe tetë vajza gjermane, ne mesin e të cilave edhe Zana, kishin për qëllim të sfidojnë prostitucionin. Ato parakaluan me gjokse të zbuluara, duke mbajtur flakadanë të ndezur në duar.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.