ARKATANA

Zana Demiri fiton medalje në Kenia të Afrikës, nderon Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zana Demiri nga Gjilani është vetëm 17 vjeçare. Ajo së fundit ishte në Kenia të Afrikës ku mori medalje të argjendtë dhe zuri vendin e dytë në një Olimpiadën të quajtur “Golden Climate” që i dedikohet ambientit, energjisë, agrikulturës dhe inxhinierisë. Zana tha për rajonipress se ndihet shumë krenare që ka arritur ta përfaqësojë Kosovën në këtë vend të largët me një pjesëmarrje prej 50 shteteve tjera të botës.

Zana Demiri po ndihet e relaksuar pas kthimit nga Kenia e Afrikës. Ajo tashmë është kthyer në Gjilan dhe po merr urime nga të gjithë miqtë e saj për suksesin kulminant që ka arritur duke fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën e quajtur “Golden Climate” ose “Klima e artë”, raporton rajonipress.

Zana Demiri për rajonipress thotë se gara në këtë Olimpiadë ka qenë shumë e fortë derisa ajo së bashku me shoqen e saj Bardha Azemin kishin konkurruar me një projekt që i dedikohet ambientit.

ARKATANA

Demiri tha se projekti i saj i dedikohej pastrimit të ujit të fabrikave me mbetje të ferronikelit. “Fati deshti që projekti jonë të jetë realizuar suksesshëm dhe nga suksesi i saj edhe u stolisëm me medalje të argjendtë ose me vendin e dytë, derisa në vendin e parë u radhitën Afrika e Jugut dhe në të tretin Bosnja.

Po si arriti Zana Demiri deri tek ky rezultat. Ajo thotë se është nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan. Duke parë talentin e saj ajo përzgjidhet në mesin e 800 nxënësve dhe shkon në kolegjin “Mehmet Akif” ku edhe tani vijon mësimet.

Zana Demiri tha se nuk do të ndalet vetëm me ketë rezultat pasiqë ambiciet e saja janë që Kosovën ta nderoj me medalje të tjera, derisa falënderon Komunën e Gjilanit gjegjësisht drejtorinë për kulturë, rini e sport që ia mundësojë shkuarjen atje dhe njëkohësisht falënderon edhe familjen e cila gjithmonë i është gjendur pranë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.