Fundamenti

Zajmina Vasjari vjen në Kosovë për projektin e ri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja më seksi e skenës sonë, Zajmina Vasjari, për gazetën Tribuna ka shpalosur shumëçka rreth projektit të saj të fundit, të cilin do ta realizojë në Kosovë. Ndër të tjera bukuroshja ka treguar edhe për planet e saj muzikore përgjatë këtij sezoni verorë.

Radhitet tek emrat më seksi të estradës shqiptare. Është kjo këngëtarja Zajmina Vasjari e cila është njëra ndër fytyrat më të komentuara të skenës sonë, si për këngë po ashtu edhe për dukjen e saj që gjithmonë të lë pa frymë. E ndonëse ka kohë që po i mungon publikut me ndonjë këngë të re, Zajmina për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se është në përfundim të këngës së re, ndërsa sipas saj ky projekt do të realizohet në Kosovë.

“Tashmë kam përfunduar gjithçka rreth këngës së re të cilës do t’ja bashkëngjis edhe videoklipin. Këtë projekt jam duke menduar ta realizoj në Kosovë”, ka thënë në fillim të bisedës Vasjari, duke shpalosu më shumë rreth kësaj kënge. “ Kënga do të jetë ritmike tamam për sezon veror. Titullin e këngës nuk ua them dot, pasi që dua të jetë surprizë. Për këtë këngë kam bashkëpunuar me Flori Mumajesin. Ai e ka bërë tekstin dhe gjithçka rreth kësaj kënge”, ka thënë Zajmina tutje, ndërsa ka theksuar se kënga do të publikohet sa të realizohet edhe videoklipi i saj.

Nuk ka asgjë të re ne jetën private

FIDANISHTJA

Ndërkaq sa i përket angazhimeve të tjera Zajmina ka thënë që do të jetë e fokusuar vetëm në këngë solo, duke shtuar se albumi dhe bashkëpunimet nuk janë në planet e saj për këtë sezon. “Jo nuk do të ketë album nga ana ime për këtë vit. Kam në plan që të vij në treg vetëm me ‘singel’. Ndërsa sa i përket bashkëpunimeve njëherë për njëherë as ato nuk janë në planet e mija. Jam e fokusuar për momentin tek projekti i ri. Por në momentin që do të filloj të punoj në ndonjë këngë tjetër patjetër që do t’i lajmëroj fansat e mi”.

Ndër të tjera këngëtarja ka cekur që është e pranishme edhe në shumë mbrëmje muzikore. “Jam shumë e zënë nëpër mbrëmjet muzikore të cilat realizohen më shumë në Kosovë pa përjashtuar Shqipërinë . Tash po vjen vera dhe jam e pranishme edhe nëpër vendet turistike të cilat jam mjaft aktive në atë kohë”.

Nuk është vetëm puna e saj, ajo e cila e veçon këngëtaren nga shumë kolege të saj, ajo përkundër punës arrin të merret edhe me veten e saj e cila e bën të duket bukur në secilin klip. E cili është sekreti i bukurisë së saj, Zajmina thotë. “Jo nuk kam ndonjë sekret të veçante, më pëlqen të merrem me veten time, edhe pse e gjithë kjo është dhunti nga natyra”, është shprehur ajo, duke mos dashur më tutje të flasë për jetën private. Sipas saj nuk ka asgjë të veçantë që do t’ia vlente ta ndajë me publikun. (Majlinda Llapashtica)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.