Fundamenti

“Zajednica” me kompetenca të autonomisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pikat që i përmban Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk dallojnë shumë nga statusi special që kanë kërkuar qytetarët serbë në veri të vendit. Me kompetenca ekzekutive në fushën e arsimit, në shëndetësi, administratë, me Kuvend, kryetar e nënkryetar, buxhet sa gjysma e shtetit të Kosovës, me “Civilna Zastita” të konvertuar në polici, telefoni të veten…, “Zajednica” serbe do të jetë autonomi brenda Kosovës.

Kështu vlerësojnë politologët dhe përfaqësuesit e opozitës kosovare, disa nga të cilët, shpresojnë që marrëveshja e 25 gushtit, të mos zbatohet si disa nga të shkuarat. Sipas tyre, Serbia do ta shfrytëzojë Asociacionin për t’u përzier në punët e brendshme të Kosovës.

ARKATANA

Mirëpo, në anën tjetër Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se marrëveshja për Asociacionin është pragmatike që nuk ka lidhje me kompetenca ekzekutive. Madje në Qeveri e quajnë naivitet deklaratën se Asociacioni i Komunave Serbe përbën autonomi territoriale e politike për serbët./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.