KKVITI

Zaimina Vasjari pozon atraktive

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e përfolur në media, krejt kjo falë imazheve që publikon shpesh në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo hodhi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive dhe tërheqëse teksa pozonte pranë bredhit të vitit të ri.

Ajo vë në pah linjat e saj trupore, e veshur me një fustan të zi të shkurtër, i cili i jep mjaft hapësirë pjesës së gjoksit.

Mobi Casa

“Shtëpia ime e dytë, dyqani im”, ka shkruar Vasjari në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.

Zaimina tash e sa kohë posedon një butik në qendër të Tiranës, ngase përveç muzikës, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

Prej gati një vit, ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe. /Telegrafi/