UBT

Zahirajt nën mëshirën e zotit-kërcënojnë me shpërngulje

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Rexhep Tahiri dhe Pajazit Zahiri dy familjet e mbetura në Zahiraj thanë se jeta është bërë e padurueshme. Ne jetojmë nga blegtoria derisa nuk e kemi asnjë investim nga shteti. Kemi mbetur as me Kosovë as me Serbi shprehen ata.

“Zahirajt nuk i donë askush,madje as zoti”.Kështu shprehet banori i pakët i mbetur atje Rexhep Tahiri. Kryefamiljari Tahiri thotë për rajonipress se kanë mbetur nën mëshirën e zotit dhe pa përkujdesjen e institucioneve kosovare. “Asnjëherë nuk kam menduar se duhet të shpërngulem nga ky vend sepse kështu mezi pret Serbia. Por kohëve të fundit jemi lodhur dhe jemi rraskapitur nga kushtet e rënda e të vështira të jetesës” rrëfen Tahiri.

“Unë e di që Zahirajt janë problem politik dhe realisht edhe tejkalon nivelin komunal, por të paktën me pak investime Komuna e Gjilanit duhet të tregoj se nuk e kanë harruar trungun e saj. Po t`i kishim pranuar kushtet e Serbisë ,sot Zahirajt do të kishin të gjitha kushtet. Ne nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë asnjë investim që vjen nga shteti serb. Kam pasur shumë shpresa se Komuna e Gjilanit, meqë posedon tërë dokumentacionin kadastral do ta zgjidhë çështjen e rregullimit të rrugës e cila nuk ka më shumë se 2 km” shprehet Tahiri.

Sipas tij kushtet e rënda të udhëtimit për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë, pastaj mungesa e rrugës dhe mungesa e investimeve nga drejtoria e bujqësisë kanë bërë që vërtet të mendojnë për shpërngulje. Është edhe faktori i pasigurisë në atë brez kufitar që Rexhën e detyron të mendoj natë e ditë.”Kohëve të fundit për vizitë vijnë xhandarmëria serbe e veshur me rroba speciale. Askush nuk guxon të komunikojë me ta edhe pse kalojnë përskaj lagjes”.

Pajazit Zahiri një banor tjetër i mbetur në lagjen e Zahirajve thotë se ka një vendosmëri të madhe pse jeton atje. “Aktualisht i kam 200 copë dele dhe po të kemi pak infrastrukturë këtu jetohet e gjallërohet. Unë kam shtëpinë edhe në Gjilan,po çfarë të bëjë atje kur nuk kam shkollë e as zanat. Nëse kthehem në Gjilan unë duhet të vjedhë dhe të plaçkiti” u shpreh me ironi Zahiri.

Por ,Pajaziti thotë se me pak investime Komuna e Gjilanit mund ta ndihmojë atë pjesë .”Unë kam nevojë për një stallë e cila kushton 3000 euro .Po të investohej në këtë projekt unë s`do ta braktisja kurrë vendlindjen. Edhe po të më injorojë shteti im ,unë prapë do të jetojë këtu sepse ky vend gjithmonë ka qenë i Kosovës” tha Zahiri.

Mobi Casa

“Nuk është mirë që komuna po flenë e Qeveria po heshtë rreth definimit të vijës kufitare me Serbinë” mendon Zahiri.

Banorët e Zahirajve thonë se nëse edhe në vitin 2012 heshtet problemi i tyre,ato pakë familje që kanë mbetur rrezikohen që të shpërngulen kolektivisht. Rexhep Tahiri thotë se është betuar që mos ta braktisë fshatin,por duke parë injorancën e liderëve politikë,mbetet në dilema nëse mund të qëndrojë akoma në vendlindjen e tij.

Edhe Rexhep Tahiri nga Zahiraj thotë se modeli që pritet ta aplikojë KFOR-i dhe ushtria serbe në Karaqevë duhet të vlejë edhe për lagjen e Zahirajve.”Ne padrejtësisht jemi futur në kontestin kufitarë me Serbinë, edhe pse gjithmonë Zahirajt kanë qenë pjesë e Kosovës. Të gjitha tatimet dhe obligimet komunale i kemi paguar dhe i paguajmë në Gjilan”shprehet ai.

Tahiri është i brengosur me heshtjen e deputetëve gjilanas të cilët sipas tij asnjëherë nuk e kanë problematizuar rastin e Zahirajve në Parlament. Zahirajt janë një vend i pasur me xehe dhe minerale dhe Serbia nuk dëshiron ta lëshojë për asnjë çmim, përderisa institucionet kosovare po shtyhen se kush po bëhet kampion i hajnisë. Kjo vërtet është për tu shqetësuar sepse pa Zahirajn vija administrative e Kosovës pëson ndryshime radikale”shprehet ai.

Lagja e Zahirajve para luftës ka pasur 10 shtëpi, kurse tani jetojnë vetëm pesë familje. Problemin kryesor ata e kanë se rreth 150 hektar tokë u ka mbetur përgjithmonë në pjesën e Serbisë, kurse shtëpitë e tyre ende figurojnë në hartat e KFOR-it dhe hartat serbe si pjesë të Preshevës. /rajonipress/