Zahide Kryeziu – Zëri i gruas së fuqishme që i duhet Kuvendit Komunal!

Gjilan – Zahide Kryeziu, psikologe me profesion dhe me përkushtim të dëshmuar në shërbim të njerëzve, vjen si një zë i fuqishëm dhe i denjë për përfaqësimin e gruas në jetën publike dhe politike të qytetit tonë ka shkruar Nazim Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.
Postimi i plotë:
Zahidja është vajza e Hamdi Pasjakut një emër i njohur dhe shumë i respektuar nga gjeneratat e mëparshme, i cili la gjurmë me veprimtarinë e tij. Edukuar në një frymë të ndershmërisë dhe përkushtimit ndaj komunitetit, Zahidja është e gatshme të vazhdojë këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim.
Me vizion të qartë, vullnet të palëkundur dhe përgatitje profesionale, Zahide Kryeziu garon për të qenë pjesë aktive e një Kuvendi Komunal më të përgjegjshëm, më gjithëpërfshirës dhe më pranë qytetarit.
Na priftë e mbara!