“Zabeli” po përjeton investime serioze
Gjilan – Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së ka vizituar të dielën punimet që po kryhen në lagjen “Zabli i Sahit Agës”. Janë mbi 200 mijë euro investime nga komuna në rregullimin e kanalizimit të ujërave fekal dhe ujërave atmosferik që po kryhen në këtë lagje.
Avdyl Aliu këshilltar komunal nga LDK-ja të dielën ka gjetur kohë dhe ka vizituar punimet që po kryhen në lagjen e Zabelit.
Aliu tha për rajonipress se kjo lagje pas shumë vitesh po përjeton investime serioze. “Janë mbi 200 mijë euro investime nga komuna, që po realizohen aktualisht derisa më herët s`ka pasur fare investime. Puna është cilësore dhe jam i kënaqur me dinamikën e punimeve. Është një vizitë projekteve të kanalizimit të ujërave fekal si dhe ujërave atmosferik në lagjen e Zabelit. Përfundimisht po i eliminojmë “vadat” duke i zëvendësuar ato me kanalizime standarde” tha Aliu./rajonipress/


