ARKATANA

“Zabeli” madhështor: Luta do të fitoj me t’paren

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lagja e “Zabelit të SahitAgës”, me anë të një tubimi madhështor, ia bëri për hajr fitoren madhe Lutës dhe LDK’së për zgjedhjet e 22 tetorit. Ata thanë se “Zabeli” tradicionalisht ka votuar masivisht për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke u zotuar se asnjë votë nuk do të shkoj për rivalët, për të theksuar njëzëri se “Luta do të fitojë me t’paren”.

Prej një “Zabeli” të harruar, Lutfi Haziri e shndërroi në lagje ku njerëzit bëjnë jetë dinjitetshme, me investime në çdo cep, deklaruan përfaqësuesit e tyre.

E, Lutfi Haziri, i falënderoi zabelasit për mbështetjen plebishitare.

“Zabeli u çu n’kambë për me e ba fitoren e madhe dhe e çoi mesazhin tek të tjerët se ne jemi njerëz të tokës, bukës e Zotit. Ju faleminderit shumë për këtë mbështetje plebishitare”, ka thënë para të pranishmëve Luta i Gjilanit.

ARKATANA

“Ne nuk kemi kohë me u sjellë rrugëve sikur të tjerët. Gjilani nuk e mbështetë asnjë lloj klani. Ne e kemi instaluar kulturën e konkurrencës dhe mbi bazë të kësaj kulture, Gjilani do ta ruaj fytyren, angazhimin dhe ideologjinë politike për t’i vazhduar punët e mëdha të hajrit. Do ta përfundojmë lumin “Mirusha”, edhe “Stanishorkën”, edhe impiantin, edhe Autostradën e edhe ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve. Për këto punë të mëdha, ne e kemi siguruar buxhetin nga Brukseli, Berlini, Viena, e Washinton”, shtoi Haziri.

Në këtë takim është prezantuar edhe kandidati i LDK’së për asamble komunale, Avdyl Aliu, i cili mban numrin 2.

Ndryshe, LDK e Gjilanit manifeston politikisht të marten me tubim qendror, në ora 16:00, në sallën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.