Fundamenti

z/Reisul Ulema merr pjesë në kremtimin e 110 vjetorit të shtetit shqiptar, në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd

/ 1 minutë lexim

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, Ambasada e Shqipërisë në Beograd, organizoi një ceremoni festive, në të cilën morën pjesë personalitete nga ambasada të ndryshme të akredituara në Beograd, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga jeta institucionale e kulturore në Serbi.

Në këtë jubilar të shtetësisë shqiptare në Beograd mori pjesë nga Lugina e Preshevës edhe z/Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili pati kënaqësinë ta uroj për këtë ceremoni festive Ambasadorin Ilir Boçka, si dhe të takoj ambasadorë të tjerë si Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd Kristofer Hill e ambasadorë e diplomatë të tjerë, njofton Jetapress (R.Rexhepi).

RCCOLA