UBT

z/Reisi Saqipi, merr pjesë, në takimin miqësor me Ambasadorët e Shteteve Arabe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Beograd, u organizua një takim miqësor me Ambasadorët e Shteteve Arabe, të cilët në emër të Bashkësisë Islame të Serbisë i priti Z/reisi i Rijasetit, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Në një bisedë të këndshme e miqësore, ambasadorët treguan interesim të veçantë për gjendjen e myslimanëve dhe jetën e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Z/reisi i Rijasetit, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, tha se myslimanët në këtij rajoni, kanë gjithçka që u nevojitet, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Serbisë.

UBT

Në vazhdim z/Reisi Saqipi, theksoi se shteti i Serbisë ka treguar mirëkuptim për nevojat e të gjithë besimtarëve, prandaj edhe për myslimanët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe një numër i mjaftueshëm i mësuesve fetarë të fesë Islame nga Rijaset, janë punësuar këtë vit, i cili, siç theksoi ai, përveç përmbushjes së obligimit ndaj fëmijëve që dëshirojnë të ndjekin arsimin fetar Islam, ka ndihmuar edhe mësuesit e fesë duke u mundësuar atyre të marrin pagat e tyre si dhe të marrin sigurime sociale dhe shëndetësore.

z/Reisi Saqipi, ka shfrytëzuar darkën miqësore për të forcuar marrëdhëniet me ambasadorë të caktuar, por edhe për të filluar kontaktet me ambasadorë, të cilët nuk i kishte takuar më parë, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.