United Hospital

Yndyrat fare nuk janë të këqija për shëndetin dhe peshën trupore: Nëse i përdorni kështu!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Derisa ushqimi nuk përpunohet, ai është i mirë për organizmin, pretendon eksperti

Me gjithë mitet e përhapura, yndyra nuk është shkaktari kryesor i obezitetit, theksojnë shkencëtarët, ndërsa për depozitimin e yndyrës kryesisht janë të ngarkuara karbohidratet siç janë sheqeri, apo çfarëdo qoftë tjetër e ëmbël, por edhe mielli, transmeton Telegrafi.

Sot ushqimin kryesisht e përgatisim me vaj. Profesori Martin Grootveld nga Universiteti De Montfort në Leicester, në Britaninë e madhe thotë:

“Zgjedhja më e mirë janë yndyrat në të cilat ka thartira të dobishme yndyrore, siç janë vaji i ullirit apo gjalpi, yndyra e patës apo yndyra e derrit. Këto yndyra në temperatura të larta janë që qëndrueshme, prandaj aldehidet e dëmshme dhe peroksidi në këtë rast nuk formohen”, thotë profesor Grootveld dhe rekomandon pikërisht përdorimin e këtyre yndyrave.

Eco Higjiena

“Derisa ushqimi nuk përpunohet, ai është i mirë për organizmin. Për shembull, mishi i përpunuar nominalisht është zgjedhje më e mirë e burimit të vitaminës B sesa yndyra me prejardhje nga mishi, mirëpo është e domosdoshme të merren edhe thartirat e tjera yndyrore omega 3 nga burime të tjera”, thotë ai.

Gjëja kryesore në konsumimin e yndyrave është që të mos teprohet, sepse ato përmbajnë edhe yndyra omega 6, të cilat mund të depozitohen në zonat problematike, duke jua shtuar kilogramët, por edhe shtresat yndyrore në muret e enëve të gjakut, të njohura si pllakë arteriale.

Eksperti thotë edhe që assesi nuk bën t’i eliminoni tërësisht yndyrat nga ushqimi, sepse janë të domosdoshme, veç tjerash, edhe për ndërtimin e imunitetit, si edhe për ndërtimin e indeve, por që marrin pjesë aktive edhe në metabolizmin e kolesterinës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.