United Hospital

Ymeri: “Zajednica” e mirë vetëm për Mustafën, Thaçin e Serbinë

/ 2 minuta lexim
HW

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”.Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje në Prishtinë, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët.

Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.

Ahmeti thotë se qëllimi i asociacionit nuk është sensibilizimi i shtetit të Kosovës por zvogëlimi i shtetit të saj.

“Ata kane lëshuar një dokument, një dokument të keq. Priten që të shohin se a po reagojnë qytetarët dhe nëse jo atëherë ai dokument shkon”, tha Ahmeti.

HW

Këtë Tribunë, por edhe shumë të tjerave që do të mbajë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Visar Ymeri, thotë t’i kenë organizuar për qëllimin e vetëm që qytetarët ta kuptojnë se çka sjellë “Zajednica”. E kur ta kuptojnë këtë qytetarët së bashku edhe me Vetëvendosjen, ta ndalojnë atë.

Ymeri, thotë se Kosova nuk ka institucione që i thonë jo kësaj “Zajednicë” dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë qytetarët.

“Vetëm për Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin është e mirë kjo ‘Zajednicë’. Ndërsa kjo Zajednicë nuk është e mirë për asnjë qytetarë. E më të kënaqurit për këtë ‘Zajednicë’ është Serbia. Ku raport nuk është raport i barazimit por i zvogëlimit dhe Qeveria e Kosovës po i nënshtrohet Serbisë. Asociacioni ose ‘Zajednica’ është ndarje edhe në vertikalitetin e tij, përveç që fiton një autonomi politike ajo e fiton edhe një primat të privilegjuar që vihet në këtë. Asociacioni është më i fuqishëm se Republika e Kosovës”, tha Ymeri.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se nuk duhet të jesh jurist per të kuptuar se çfarë sjellë kjo marrëveshje. Ajo tha se shteti nuk bëhet me dy individ, duke kërkuar nga qytetarët që të mobilizohen per të ndalur “Zajednicën”./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.