Ymeri: “Zajednica” dhe mendësia qeverisëse Mustafa-Thaçi tashmë kanë vdekur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë “përfaqësuesit e ‘Zajednicës’”, siç i ka quajtur ai kryeministrin Isa Mustafa e zëvendosin e tij Hashim Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues.

“Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet”, shkruan Ymeri.

Mobi Casa

“Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur. Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit”, ka shkruar më tej Ymeri.