Eko Higjiena

Ymeri: VV në asnjë formë nuk do të mbështesë PDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka përfunduar takimi ndërmjet Koalicionit LDK –AAK-NISMA me Lëvizjen Vetëvendosje.Visar Ymeri ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë kuorumin PDK-së, pasi sipas tij, kjo parti ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i shkruar në zyrat e PDK-së dhe si i tillë është antikushtetues dhe i papranueshëm për VV-në dhe bllokun po ashtu.

“Një vendim i tillë që shkruhet në zyrat e PDK-së, dhe prezantohet në emër të Gjykatës Kushtetuese dëshmon kapjen e shtetit, dhe nuk i lë vend demokracisë. Sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit, LVV nuk do t’i bëjë kuorum, nuk do ta votojë dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshje politike me PDK-në” ka thënë Ymeri.

Mobi Casa

Ndërsa, blloku në takimin e sotëm ka kërkuar një afat kohor për të marre në konsideratë parimet të cilat do te mund të çonin drejt një marrëveshje.

“Pa u nënshkruar kjo marrëveshje, VV nuk do ta votojë as kandidatin nga Blloku. Është mëkat që është humbur tërë kjo kohë dhe nuk është arritur marrëveshje, sepse po t’i kishte pasur Isa Mustafa edhe votat tona, besojmë qe edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më ndryshe” ka përfunduar Ymeri.