RCCOLA

Ymeri: Vuçiqi po e paraqet veten si faktor stabiliteti, vendimet e Qeverisë së Kosovës po i përdorë në rrafshin politik

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Vendimet e Qeverisë së Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po i përdorë në rrafshin politik, i cili po e paraqet veten si faktor stabiliteti, ndërsa Kosovën si nxitës të trazirave dhe konflikteve, thotë për Ekonomia Online, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Derisa ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Ymeri thotë se ato nuk mund të prodhojnë ndonjë rrezik për eskalim të situatës por vetëm protesta.“Deri tash ajo çka deklarimet publike të zyrtarëve të Serbisë dhe nga masat që i kanë marr nuk duket që kanë ndërmend të bëjnë diçka në përjashtim të protestave që i pamë, që e kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, tash vendvotimet janë caku nëpër qytete të ndryshme të Serbisë, dhe ky proces është organizuar që të jetë ashtu”.“Po duket qe Aleksandër Vuçiqi ka për synim që këtë vendim të Qeverisë së Kosovës ta përdor më shumë në rrafshin e kapitalit politik, pra që t’i marr këto deklarime publike nga siç ishte ajo e vendeve të QUINT-it që tha se Serbia ka qenë konstrutruktive dhe e gatshme për marrëveshje me Kosovën. Pra ka dashur që këtë ta shfrytëzoj si kapital politik për t’a shmangur sado pak trysninë që do të duhej t’i vinte atij nga perëndimi për këtë pozicion që vazhdon t’a mbajë karshi invazionit të Rusisë në Ukrainë. Këtë po e shfrytëzon Vuçiqi që t’a paraqesë veten si faktorë stabiliteti dhe Kosovën si ata të cilët po marrin vendime të cilat mund të nxisin trazira dhe konflikte”, tha Ymeri.

KKVITI

Ymeri i cili është drejtor i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, e ka quajtur siguri të madhe prezencën e KFOR-it në Kosovë.“Vetë prania e KFOR-it këtu dhe vendeve të NATO-së kaq e madhe që është, kjo është një siguri për Kosovën në rrafshin e mbrojtjes nga ndërhyrja eventuale për shembull me ushtri nga Serbia, ku mendoj se një gjë e tillë as që mendohet të bëhet në Beograd e as që është e mundur. Por sa i përket shfaqjes dhe mënyrës së shfaqjes së pakënaqësisë së serbëve të Kosovës karshi vendimeve qeveritare është çështje tjetër e cila shkon në domenin e policisë se sa të ushtrisë”.“Ne kemi parë herën e kaluar kur ishte ky problemi çështja rreth marrëveshjes për targa dhe zbatimit të saj kemi parë që Policia e Kosovës u detyrua të qëndrojë kohë të gjatë me forcat Speciale në pjesën veriore të vendit dhe aty në njëfarë mënyre u bllokuan nga protestuesit dhe ishin ngapak edhe të lënë vetëm nga Qeveria e Kosovës”.

Ymeri ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme që të mos dërgojnë sinjale sikur Kosova nuk është e interesuar që t’i përfill e as tu mundësojë t’i realizojnë të drejtat komuniteteve pakicë këtu.“Kosova ka nevojë shumë për ndihmën e miqve dhe aleatëve, dhe një prej gjërave më të rëndësishme në politikën tonë të jashtme është jo vetëm mirëmbajtja e këtyre marrëdhënieve që i kemi po edhe thellimi dhe shpeshtimi i tyre, gjë në të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është se ka treguar ndonjë aftësi kush e di se çfarë deri tash”.“Në anën tjetër është edhe sjellja jonë karshi partnerëve tanë ndërkombëtar, perëndimorë, meqë kemi nevojë për përkrahje të vazhdueshme nga ta jo vetëm në aspektin e sigurisë por veçanërisht në aspektin diplomatik, dhe veçanërisht në dialogun me Serbinë, në të cilën besojë se Kosova mund të përfitojë vetëm nëse është e përkrahur siç ka qenë nga SHBA dhe BE”, tha Ymeri për EO.