FIDANISHTJA

Ymeri: Vetëvendosje duhet të zbatojë vendimin e Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, e ka quajtur të qëlluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila erdhi në përfundim se dekreti i presidentit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, është në përputhje me Kushtetutën.

“Gjykata Kushtetuese, ka qenë mjaft kreative në arsyetimin që e ka bërë. Në bazë të materialit që e ka publikuar mbrëmë, goxha mirë e arsyeton vendimin e vet, të cilit i referohet vitit 2014”, tha ai.

Ymeri në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që megjithatë, Kushtetuesja me këtë vendim, ka tejkaluar kompetencat e veta.

“Ka shkuar përtej shqyrtimit të kushtetueshmërisë së dekretit të Thaçit për emërimin e Hotit për kryeministër. Mirëpo ka edhe mbështetje në rendin kushtetues, por në disa gjëra pak edhe e ka tejkaluar kompetencën e vet”.

Uji Dea

Përkundër pakënaqësive që mund të ketë, Ymeri vlerëson se megjithatë Vetëvendosje duhet ta zbatojë vendimin e Kushtetueses.

“Edhe nëse nuk e pranon këtë aktgjykim, duhet ta zbatojë pasi s’ka rrugë tjetër. Është plotësisht legjitime që ata që janë të pakënaqur të protestojë kundër kësaj qeverie dhe të kërkojë zgjedhje”.

“Në parim protestat janë të mira, kur ka kërkesa të drejta dhe progresive. VV ka të drejtë ta manifestojë pakënaqësine e vet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.