Fundamenti

Ymeri: Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth Zajednicës dhe kufirin me Malin e Zi. Ymeri është shprehur se Zajednica është një problem politik dhe ekonomik për Kosovën ndërsa Bislimi ka thënë se Asociacioni paraqet formën ekstreme të decentralizimit asimetrik.

Ky i fundit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.

Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.

“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë derguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai.

Uji Dea

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se të enjten Kadri Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Ymeri është shprehur se Albin Kurti nuk ka ikur nga kontrollat policore ndonëse aktualisht ai është në Norvegji.

Sipas Ymerit, vizita e Kurtit ka qenë e planifikuar nga 10 shtatori dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me kontrollat policore ndaj tij pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën plenare në Kuvend.

Ai gjithashtu ka thënë se arsyeja e ndërprerjes së seancave dhe bllokimit nga opozita është pasi Qeveria nuk mund t’i mbajë dhunshëm ato ndërsa sipas tij format e ndërprerjes së seancave nuk janë të dhunshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.