KKVITI

Ymeri: Vendimmarrja në VV bëhet vetëm nga Kurti, ata që nuk binden i kërcënon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pajtohen me votimin e Dimal Bashës si kryeparlamentar, për shkak se votimi i tij ka ardhur me urdhër të Albin Kurtit.

Ymeri ka treguar metodat të cilat Lëvizjes Vetëvendosje i përdorë “për ta mashtruar popullin”, teksa ka shtuar se vendimmarrja në këtë parti bëhet vetëm nga Kurti.

KKVITI

“Vetëvendosje përdorë maskimin e konceptit të së vërtetës së vet politike përmes fytyrave më të pëlqyera për publikun. Ka pasur një historik të VV-së në të cilin në momente të caktuara janë zgjedhur njerëz të caktuar për të përçuar një mesazh te publiku. Këto momente VV-së kanë filluar t’i harxhohen. Kjo më së miri u pa me efektin që krijoi votimi i Dimal Bashës si brenda partisë ashtu edhe jashtë. Njerëzit që kanë votuar Vetëvendosjen duhet të pajtohen me Dimal Bashën si rezultat i Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti në të cilën vendosin një grup i njerëzve, VV është e kundërta. Albin Kurti vendos kush e çka dhe pastaj e bind shumicën, ose nëse nuk e bind e kërcënon”, ka thënë Ymeri në VV Show.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.