FITORJA

Ymeri: Trump me deklaratën e tij, me apo pa vetëdije është në një vijë me qëndrimet e Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Visar Ymeri thotë se Trump nuk kishte të drejtë kur barazoi Kosovën dhe Serbinë në deklaratën për “vrasje masive”.

Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shumë problematike qasja që ka Trump në raport me Kosovën gjatë fushatës elektorale.

“Trump gjatë një tubimi elektoral e përmendi se “shqiptarët dhe serbët janë vrarë mes vete”. Ky barazim që e bënë Trumpi me apo pa vetëdije është në një vijë me qëndrimet e Serbisë se të gjithë kanë vrarë në luftërat e ish-Jugosllavisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti thotë se shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë të barabartë në vrasjet masive siç i ka përmendur Trump.

Ai thotë se Kosova duhet të reagojë për këtë “deklaratë të pasaktë të Trumpit”.

Uji Dea

Analisti thotë se është problematike nëse Trump mendon se serbët dhe shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë.

Ai thotë se kjo në mënyrë indirekte do t’i hapte rrugë ndarjes së Kosovës.

Ymeri thotë se Trump po pretendojë që ta paraqes veten si paçebërës në botë me marrëveshjet Kosovë-Serbi dhe ato që Izraeli bëri me vendet arabe.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Karolinës Veriore kishte thënë se administrata e udhëhequr nga ai është duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për shumë vite”, ka deklaruar Trump./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.