RCCOLA

Ymeri: Treshja, Mustafa-Thaçi-Veseli po e tkurr Kosovën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri u është drejtuar prizrenasve nga sheshi i qytetit, duke u thënë se ata më së miri e dinë “se çka do të thotë ta kenë kryetarin edhe të dënuar edhe në pushtet”.

“Po shihni edhe çka do të thotë të ketë në pushtet njerëz të korruptuar. Regjimi policor i treshes famëkeqe Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli është ngritur kundër popullit, është ngritur kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kjo treshe famëkeqe po kërcënon me Asociacion e po e tkurrë me demarkacion”, ka thënë Ymeri.

Mobi Casa

Serbia po do ta futë 1/3 e territorit të Kosovës.

“Mustafa e Thaçi po thonë se kjo është e mirë për Kosovën sepse kështu po ua kërkojnë miqtë e tyre Vuçiqi e Daçiqi. E të dy po na bëjnë thirrje bashkë me Jahjagën hajde të flasim e të merremi vesh se si t’ia falim Serbisë sovranitetin. Nuk do të pranojmë këtë gjë. Ne angazhohemi për Republikën”, ka thënë Ymeri.