UBT

Ymeri: Trepça rrezikon të shndërrohet në relikt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Viar Ymeri, sot ka thënë se Qeveria e Kosovës është vonuar për të sjell në Kuvend ligjin për “Trepçën”, dhe se sipas tij, mungesa e Ligjit për “Trpeçën”, gjigantin metalurgjik të vendit rrezikon ta shndërroj në një relikt, raporton “Zeri.info”.

Ymeri në një konferencë për media, ka thënë se nuk e kupton arsyen se përse Qeveria e Kosovës po e fsheh përmbajtjen e Ligjit për “Trepçën”, e madje ai vuri në dyshim edhe përmbajtjen e këtij ligji, pasi që siç deklaroi Ymeri, “çfarë ka që po e fsheh atë ligj dhe nga kush po e fsheh atë”.

Ymeri po ashtu, deklaroi se Trepça në pjesën jugore dhe në atë veriore duhet të bashkohet dhe se Qeveria e Kosovës duhet të punoj në këtë drejtim, pasi që siç deklaroi ai, bashkimi i gjigantit metalurgjik “Trepça”, pjesa veriore me atë jugore është vitale për jetësimin e vetë “Trepçës” dhe ekonomisë së vendit.

HW

“Bashkimi i Trepçës veriore me atë jugore është i domosdoshëm për rivitalizimin e ndërmarrjes por edhe për potencialin e saj për të tërhequr investime direkte në segmentet e përpunimit industrial si dhe për funksionimin e duhur të kapaciteteve eksploatuese në miniera”, deklaroi Ymeri, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu gjatë kësaj konference ka thënë se, Trepça vazhdon të rrezikohet nga keqqeverisja. Sipas tij, moskokëçarja nga ana e Qeverisë vazhdon ta mbaje Trepçën peng.

“Ligji për Trepçën nuk është në dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria nuk e ka shqyrtuar përmbajtjen e ligjit. A do të thotë kjo se ata nuk kanë vendosur që Trepça të jetë ndërmarrje publike?”, tha ai. /Zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.