FIDANISHTJA

Ymeri: Tre faktorë po i nxisin partitë të formojnë një qeveri me bazë të gjerë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Visar Ymeri thotë se klasa politike në Kosovë asnjëherë nuk ndalet së befasuari.

Ai thotë se Gjykata Speciale është një nga faktorët se e ka trazuar klasën politike në Kosovë javën e fundit.

Dinamika e dialogut sipas tij është faktori i dytë që po nxitë debatet për krijimin e një qeverie të gjerë.

“E treta është ajo që po e shohim të gjithë. Frika nga Vetëvendosje”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

“Këta janë pak a shumë tre faktorët që po e nxisin krijimin e një qeveria gjithëpërfshirëse me përjashtim të Vetëvendosjes”, shtoi më tej analisti.

ARKATANA

Ymeri thotë se megjithatë në kushte normale asnjë nga këta faktorët nuk do të duheshin të ishin arsye për një qeveri tjetër.

Analisti thotë se megjithatë zgjedhjet e shpeshta në Kosovë e kanë çoroditur më shumë klasën politike në vend se ta stabilizonin vendin.

Ai thotë se megjithatë tashmë nuk ka arsye pse të mos shkohet në zgjedhje.

“Shkuarje në zgjedhje në dy komuna rrëzon tezën se zgjedhjet nuk mund të mbahen në këtë kohë pandemie”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.