FIDANISHTJA

Ymeri thotë se Thaçi me idenë për korrigjim të kufirit i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se nënshkrimin e parë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e ka dhënë presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nënshkrimin e parë e ka bërë Hashim Thaçi si kryeministër. Në vitin 2013 është ngjizë ideja për asociacionin. Edhe si kryeministër dhe president ka pasur neglizhim të përgjithshëm ndaj institucioneve. Kredibilitetin nuk e ka presidenti Thaçi për përfaqësim”, ka thënë Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Mendoj që së pari gjithë diskutimi për rrezikun për ndarje me eufemizma të ndryshëm e ka shkaktuar paraqitja publike e Thaçit. Konkretisht prej se ai ka filluar ta mbështesë këtë ide, që ka se thonë se është nuk është ide e tij. Këtu ju ka shkaktuar dëm i madh Republikës së Kosovës nëse edhe është vetëm një ide. Individualisht mund të ketë secili, por nga pozicioni publik duhet bartur përgjegjësi”, tha ai.

ARKATANA

“Askush Thaçit s’i ka dhënë mandat as presidentit dhe as askujt tjetër. Duhet të kemi vizion se cila është e ardhmja e Kosovës dhe këtu ta përdorim edhe dialogun me Serbinë. Nuk bën të niset nga fundi. Nuk bën diskutimi të niset nga ajo se çfarë duam të japim, por çfarë duam të marrim. Është përmendur disa herë njohja për Republikën e Kosovës nga Serbia. Kjo është kushti i patejkalueshëm”.

Ymeri ka thënë se Kuvendi i Kosovës, duhet ta mandatojë një ekip gjithëpërfshirëse për bashkërendimin e bisedimeve me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.