ARKATANA

Ymeri thotë se shkarkimi i ish-Drejtorit të Policisë lidhet me arrestimin e Haki Rugovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend që lidhen me shkarkimin e Rashit Qalajt dhe arrestimin e Haki Rugovës.

Ymeri thotë se për shkarkimet dhe emërimet e reja në institucione të ndryshme duhet të pritet dhe nuk duhet nxituar për të bërë komente.

“Duhet të pritet të shihet puna e të emëruarve të rinj…Zakonisht secila parti që vjen në pushtet ashtu vepron, emëron njerëzit e vet”, tha ai.

Analisti thotë se meqë PDK-ja ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë ajo ka ndikimin e saj nga policia te gjyqësia.

Mobi Casa

“Nëse një parti ka fuqi t’i ngrejë dikujt hetim dhe ta arrestojë dikë, ajo është PDK-ja. Deri vonë është fol se Drejtori i Policisë (Rashit Qalaj) është njeri i afërt i PDK-së, veçanërisht me një degë të PDK-së që udhëhiqet nga deputetin Elmi Reçica. Pra Drejtori i Policisë ka qenë njeri i afërt dhe mik me Elmi Reçicën”, tha ai në Dukagjini.

“Nëse arrestimi i Haki Rugovës ka qenë i nxitur nga elementë të caktuar brenda policisë dhe prokurorisë, atëherë nuk e di kush tjetër mund ta ketë bërë këtë pos PDK-së. Mirëpo tash nëse e ka bërë PDK-ja duhet ta diskutojmë motivin politik pse e ka bërë PDK-ja kundër LDK-së”.

Ymeri thotë se momenti i arrestimit të Haki Rugovës ka qenë i dyshimtë në kohën kur është bërë.

“Ka shumë kryetar komunash që mund të hetohen dhe arrestohen për punë të njëjta si Haki Rugova, pavarësisht se arsyet qëndrojnë”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.