GRANDEMALL

Ymeri thotë se çështja e dinarit e ktheu qortimin te Qeveria e Kosovës: Trysnia është dashur të jetë në Beograd

/ 2 minuta lexim
KV

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se çështja e dinarit e ka kthyer sërish fokusin dhe qortimin te Qeveria e Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, trysnia do të duhej të ishte në Beograd.

Në RTV Dukagjini, Ymeri ka theksuar se kjo çështje e bërë temë në Bruksel i ka shkaktuar dëm Kosovës.

“Në përgjithësi mendoj që përveç dëmit që kjo është bërë temë në Bruksel, por është edhe kjo sjellja e Qeverisë që po shkakton vonesa dhe pastaj po e humbim mundësinë për shkak të sjelljes dhe qasjes karshi ndërkombëtareve që me nxjerrë diçka më pozitive edhe kur ka një vesh e sy të interesuar ndërkombëtarisht për të dëgjuar pozicionin tonë. Qeveria e Kosovës vitin e kaluar i ka bërë disa veprime që nuk janë mirëpritur nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe të gjitha këto janë rikuperuar diplomatikisht me sulmin e Serbisë në Banjskë, dhe sulmi i Serbisë në Banjskë e ka kthyer simpatinë kah Kosova dhe gjykimin kah Serbia, a është bërë gjykimi që ne e kemi dashur? Jo. A është bërë njëlloj gjykimi që e përmendi edhe Escobar? Po”, thotë Ymeri.

Fundamenti

Ai potencoi se duhet të ketë më shumë trysni ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Ky pozicion që e ka vendosur Vuçiqin goxha të vështirë ndërkombëtarisht për shkak të ndërlidhjes së tij me sulmin në Banjskë dhe pastaj për shkak të manipulimit të zgjedhjeve brenda, krejt kjo kritikë është keqpërdorur e jo mire përdorur nga Qeveria e Kosovës, sepse çështja e dinarit e ka kthyer prapë fokusin, qortimit, trysninë te Republika e Kosovës, ndërkohë që është dashur të jetë në Beograd…”, shtoi më tej ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.