Fundamenti

Ymeri: Thonin s’ka sanksion që s’ia vlen për ta ndalë Asociacionin, tash kemi edhe Asociacion edhe sanksione

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Visar Ymeri, thotë se se sanksionet që i janë vendosur Kosovës nga Bashkimi Evropian, nuk i kanë sjellë asnjë përfitim Kosovës.

Kjo ngase, sipas tij krerët e shtetit dikur thoshin se “nuk ka sanksion që nuk ia vlen të ndalë Asociacionin”, e tani janë të dyja.

“Sanksionet që i janë vendosur Kosovës për shkak të sjelljeve tona po i bie që i kemi bërë pa kurrfarë përfitimi. Thonin nuk ka sanksion që nuk ia vlen për me ndalë Asociacionin, tash kemi edhe sanksion edhe Asociacion”, u shpreh ai.

GRANDEMALL

Ymeri tha në RTV Dukagjini, shpreson se krijimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë serbe nuk është çmimi që do të paguhet për sjelljen e krerëve të shtetit gjatë tërë vitit.

“Shpresojmë që ky Asociacion nuk është çmimi që do ta paguajmë për sjelljen tonë gjatë këtij viti ose në diçka që ka ndodhur prej nëntorit të vitit të kaluar. Lajçak ka deklaruar se këto pengesa, këto formalitet nuk bën të jenë pengesë në zbatimin e marrëveshjes, po e quan atë që ka kërkuar Kurti formalitet gati se të panevojshëm. Përmbajtësisht Kurti ka thënë vetë se i ka pranuar të gjitha. Ata në këtë proces kaq të ndjeshëm e kaq serioz duhet të jenë më të kujdesshëm me fjalët që i thonë”.

“Vendimi për targat që është shtyrë është saktësisht 1 vjet pas problemit të parë të hapur që e ka pasur Kurti me Bashkësinë Ndërkombëtare për të njëjtën çështje, dhe kërkesa e SHBA-së, sugjerimi ka qenë shtyrja e procesit, ne kemi thënë jo e mandej e kemi shtyrë më shumë. Kemi thënë nuk e shtyjmë vendimin për targat për 10 muaj, e kemi shtyrë për 13 muaj, e ka gjasë të shtyhet prapë. Nuk e bëjmë kurrqysh Asociacionin, e tash po e bëjmë Asociacionin siç na kërkojnë”, u shpreh Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.