Uji Dea

Ymeri: Thaçi është personi më i aftë për ta shkatërruar vendin

/ 7 minuta lexim

Viti 2015 është karakterizuar me një dinamikë të theksuar në skenën politike dhe i njëjtë premton se do të jetë edhe 2016-ta.Angazhimet qytetare në protestat e vitit që po lëmë pas, janë sinjale për një zgjim gjithëpopullor, zgjim ky që jep shpresë për ndryshime në skenën politike.

Largimi i Qeverisë Mustafa është i domosdoshëm dhe zgjedhja e Hashim Thaçit në krye të Presidencës pasi t’i ketë përfunduar mandati presidentes, Atifete Jahjaga, do të nënkuptonte heqje dorë nga Republika e shteti, për çka uron që qytetarët e Kosovës asnjëherë të mos heqin dorë nga ky synim, ashtu siç nuk kanë hequr asnjëherë gjatë historisë.

Janë këto disa nga deklaratat e bëra nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili në një intervistë për KosovaPress ka thënë se pa mbështetjen e familjes së tij, e veçanërisht bashkëshortes, angazhimi i tij politik nuk do të mund të zhvillohej dhe as të ishte i tillë siç është tani.

Viti 2015 po ashtu shquhet si vit i dështimeve të mëdha në rrafshin politik e ekonomik, dështime këto që për Ymerin vinë si pasojë e keqqeverisjes nga ana e koalicionit PDK-LDK.

Ai gjatë kësaj interviste ka deklaruar se në 2015 janë vënë në pah dy gjëra e të cilat kanë bërë edhe diferencën e këtij viti me të tjerët.

“I kemi dy aspekte, Qeveria në njërën anë që insiston që ta përshpejtoj degradimin e shtetit, ta reduktoj territorin e këtij shteti, ta reduktoj atë, ta minoj sovranitetit dhe procesin e shtet ndërtimit në përgjithësi përmes Zajednicës dhe marrëveshja me Serbinë. Ta rrënoj dhe ta rëndoj paranë publike përmes aferave të tyre korruptive dhe keqpërdorimeve.

Ta vazhdoj dhe shtrëngoj kapjen e shtetit përmes emërimeve të anëtarëve të tyre nëpër bordet kryesore të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura. Ndërkohë që kemi në anën tjetër qytetarë,popullin e Kosovës në përgjithësi, i cili përfundimisht ka vendosur që ta pengoj Qeverinë në degradimin e Republikës duke u vendosu r kështu fizikisht në mbrojtje të Republikës përmes formave të protestave, demonstratave, peticionit dhe aktiviteteve tjera që i kemi parë të ndodhin në vitin 2015”, tha Ymeri.

Për Ymerin, qeverisja e Isa Mustafës bashkë me HashimThaçin kanë dëshmuar me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë se ata janë duke punuar për interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe si e tillë një qeverisje si kjo duhet të largohet. Rrjedhimisht mbajtja e zgjedhjeve sipas tij është e pashmangshme.

“Nuk mundet kryeministri i Kosovës ta vendos vetën dhe postin e vet në shërbim të interesave të Serbisë në Kosovë, ai duhet të punoj për interesa të Kosovës, nëse nuk e bënë një gjë të tillë, ai duhet të largohet automatikisht dhe natyrisht që largimi i kësaj qeverie do t’i hapte rrugë pastaj zgjedhjeve të reja, sepse do të duhej të krijohej një qeveri e re dhe qeveria e re krijohet përmes zgjedhjeve se nuk ka mënyrë tjetër. Mirëpo largimi i tyre është i domosdoshëm.

Kosova për hirë të sovranitetit nuk mund të vazhdoj tutje ashtu siç ka vazhduar deri më tash. U dëshmua se dialogu në Bruksel me Beogradin pa kushte, jo parimor, asimetrik,është dialog i cili përfundimisht insiston në ribërjen e Kosovës sipas tekeve dhe interesave të Serbisë që nënkupton që Republika formale nuk do tëjetë Republikë në realitet. Ndërkohë, u dëshmua po ashtu që krerët institucional sot janë ata që kanë shkel Kushtetutën”, tha Ymeri.

Eco Higjiena

Presidentja Atifete Jahjaga, sipas tij,gjatë mandatit të saj ka qenë pak presidente e Republikës e më shumë vegël e pushtetit, duke mos përmbushur në këtë mënyrë obligimin e saj kushtetues e qëështë të përfaqësoj unitetin e popullit.

Zgjedhja e HashimThaçit në krye të Presidencës për Ymerin do të thoshte heqje dorë nga Republika, pasi që kreu i PDK-së është personi më i aftë dhe më i gatshëm për të shkatërruar vendin.

“HashimThaçiështë njëri prej shkelësve të Kushtetutës, në raport me Zajednicën. HashimThaçiështë nënshkruesi i marrëveshjes për demarkacion, ku mbi 8 mijë hektar tokëia ka fal Malit të Zi, ose ia ka shit po thonë do, nuk e di se nuk e kam parë transaksionin financiar. Sidoqoftë një njëri i tillë të lejohet të bëhet president i Republikës nënkupton që ne kemi vendosur të heqim tashmë dorë nga Republika. Një nj eri i cili me aktivitetin e tij politik, veçanërisht gjatë këtij viti por edhe më herët ka punuar me aq zell në kundërshtim me interesat e kësaj republike të bëhet president do të nënkuptonte që ky kuvend që e zgjedh atë president, ka vendosur që tashmë të heqin dorë nga Republika dhe po e vendosin personin më të aftë dhe më të gatshëm me shkatërrua këtë republikë në krye të vendit. Natyrisht qëHashimThaçi në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet të bëhet president i Republikës së Kosovës dhe ne jo vetëm që e kundërshtojmë një zgjedhje të tillë por ne natyrisht që do të vazhdojmë me protestën që e kemi mbajtur gjatë këtyre muajve edhe nëditët dhe javët në vijim në 2016, meqenëse nuk ka ndryshuar asgjë në rrethanat politike”, deklaroi Ymeri.

Përvoja më e rëndësishme, sipas tij, gjatë 2015 kanë qenë fillimi i vitit që kemi lënë pas me protestat kundër,Aleksander Jabllanoviqit, ish- ministrit për Kthim, i cili me një deklaratë të tij kishte ofenduar nënat gjakovar, duke i quajtur egërsira.

Ai ka deklaruar se me ato protesta ka parë një zgjim qytetarë, zgjim ky që për të paraqet shpresë për ndryshime në vend.

Zgjedhja e tij si kryetar i VV-së për të nuk është ndonjë arritje personale gjatë 2015-ës, pasi që më e rëndësishme vlerëson se është të qenit aktivist i Vetëvendosjes se sa kryetar i saj.

Për Ymerin pak kush ka njohuri se është i martuar dhe se është baba i tre fëmijëve, Stinës, Detit dhe Lirit.

Esenciale në angazhimin e tij politik është mbështetja që ka nga familja e veçanërisht bashkëshortja, Muala, e cila në mungesë të angazhimit të vazhdueshëm të tij brenda familjes ka barrën kryesore brenda saj.

Ai ka shtuar se me bashkëshorten e tij konsultohet për çështje të caktuara politike dhe se diskutimet në këtë rrafsh janë të pashmangshme, për çka jo rrallë herë edhe nuk pajtohen.

http://koha.net/?id=27&l=92122