UBT

Ymeri: Të zgjerohet hetimi edhe ndaj Thaçit e Veselit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë në një konferencë për media nga selia e Vetëvendosjes, se është bërë mirë që kanë filluar hetimet kundër Adem Grabovcit, por ato duhet të zgjerohen edhe tek personazh të tjerë, njofton Klan Kosova.

“Këtu kemi të bëjmë me një skemë të organizuar të krimit. Adem Grabovci është personi ekzekutiv, por jo drejtues i këtij grupi kriminal. Drejtues të këtij grupi kriminal janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe nëse nuk hetohen këta atëherë nuk është drejtësi e plotë”, ka thënë Ymeri.
Njëjtë është shprehur edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Adem Grabovci ka punuar për të mbajtur këtë klasë politike në pushtet. Akuza duhet të zgjerohet dhe jo të mbetet vetëm të Grabovci”.

Edhe Ymeri edhe Ahmeti kanë thënë se është vetëm presioni qytetar ai që mund të bëjë trysninë e nevojshme për të shkuar deri në fund hetimet, ndaj kanë kërkuar nga qytetarët që të mos i ndalin protestat.

UBT

“I ftojmë qytetarët që ta mbajnë presionin lartë. Në asnjë mënyrë qytetarët nuk duhet të ndalin protestat dhe të qetësohen”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa udhëheqësi i Vetëvendosjes, Ymeri, ka kërkuar “të vazhdojë hetimi dhe të merën masat e duhura për njerëzit që janë të përfshirë në këto vepra kriminale”.

Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet kundër Adem Grabovcit pasi atij i janë publikuar biseda telefonike të përgjuara në vitin 2011 nga EULEX, ku dëgjohet tek përdorë pozitën e tij dhe ndikimin politik për të punësuar në organe shtetërore njerëz bazuar vetëm në përkatësinë e tyre politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.