Fundamenti

Ymeri takon përgjegjësit e KFOR-it amerikan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri priti në takim Togerin Lt. Oelkers përgjegjës për LMT në Komunën e Novobërdës.

Ymeri në këtë takim është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me të gjitha rotacionet e LMT-së dhe theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimi edhe më tutje sikurse me rotacionet e më hershme që ka pasur zyra e LMT-së në Novobërdë.

Eco Higjiena

Ymeri me zyrtarët e lartë të KFOR-it ka biseduar për sigurinë në këtë komunë e cila është vlerësuar e mirë dhe për zhvillimet tjera në Komunë.

Togeri Oelkers është shprehur i kënaqur me punët të cilat janë bërë në aspektet e sigurisë nga rotacionet e ndryshme të zyrës së LMT-së në Novobërdë, dhe tha se do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të ngushtë është në të ardhmen./rajonipress/