RCCOLA

Ymeri takon ndërkombëtarët, flet për rezultate në Artanë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës , Bajrush Ymeri priti në takim pune përfaqësuesit nga Capacity Development Facility (CDF), zotin Ramadan Ilazi dhe Eleonora Kelmendi.

Takimi i zhvilluar ishte në vazhdën e aktiviteteve të rregullta të CDF-it me rastin e emërimit të këshilltares në Komunën e Novobërdës.

Me këtë rast Kryetari i Komunës shfrytëzoi këtë takim për t`i njoftuar përfaqësuesit e CDF-it me punën e këshilltares Vjollca Behluli e emëruar për të shërbyer në Komunën e Novobërdës.

Ymeri gjithashtu njoftoi përfaqësuesit nga CDF-i më detajisht me punën dhe përkushtimin e këshilltares që nga dita e emërimit të saj.

Fundamenti

Ai u shpreh se është shumë i kënaqur me përformancën e zonjës Behluli sidomos në aspektin e këshilldhënjes në aktivitetet ditore të punës së Kryetarit si dhe zyrës për Informim Publik.

Për më tepër ai shprehu bindjen e tij se puna e këshilltares do të vazhdoj me të njëjtin intensitet dhe përkushtim edhe në muajt në vijim drejt përmirësimit të punës së qendrës për shërbim të qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim ekonomik lokal përmes promovimit të turizmit rural në Komunën e Novobërdës.

Ndërsa , Ramadan Ilazi në emër të CDF-it falënderoi Kryetarin për mikpritjen dhe u shpreh i kënaqur me analizën pozitive të Kryetarit të Komunës mbi punën e këshilltares së emëruar,duke u shprehur i gatshëm që bashkëpunimi në mes të CDF-it dhe Komunës së Novobërdës të vazhdoj edhe më tutje./rajonipress/