Mobi Casa

Ymeri takon kryetarët e këshillave të fshatrave të Artanës

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Bajrush Ymeri kryetar i Artanës ka mbajtur takimin e parë me liderët dhe këshillat e fshatrave për ngritjen e kapaciteteve të kryetarëve të këshillave të fshatit.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, përfaqësuesit nga LOGOS- i Zviceran, Komisioni komunal për përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve, drejtorët e drejtorive, zyrtarja për barazi gjinore, KFOR-i, lider dhe këshilla të fshatrave si dhe zyrtar të tjerë komunal.

Takimi ka pasur si synim fuqizimin mbi rolin dhe kompetencat e nivelit nën-komunal, përfshirja e përfaqësuesve të fshatrave në planifikimin buxhetor, roli i kryetarit të këshillit të fshatit në monitorimin e zbatimit të PZHK-së, projektet infrastrukturore, prezantimi i konceptit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se kemi bërë një punë të madhe me zgjedhjen e juaj në bashkëpunim me LOGOS-in, dhe menjëherë kemi filluar me aprovimin e rregullores, në fillim ka qenë si proces i vështirë për arsye se ne jemi territor i zgjeruar dhe në 33 fshatra kemi vendosur që të zgjidhen 25 përfaqësues dhe këshilla lokale, për arsye se në disa fshatra ka qenë numër i vogël i qytetarëve dhe i kemi bashkuar nga dy apo tri fshatra me një lider dhe një përbërje të këshillit lokal të fshatit.

KKVITI

Ai tha se këtij procesi ju kanë përgjigjur të gjithë qytetarët dhe me ndihmën e komisionit i cili është zgjedh nga Kuvendi Komunal kemi zgjedhur 25 këshilla lokale nga 7 anëtarë të këshillit i cili është një numër i konsiderueshëm i njerëzve të cilët janë kyçur në këtë proces.

“Unë si kryetar i Komunës jap zotimin tim me gjithë stafin komunal, që ne do të kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë mes vete ,për të punuar, për të ecur përpara, për një interes të përbashkët që e kemi, për të mirën e qytetarëve tanë. Ne jemi të zgjedhurit e juaj dhe mundohemi që për çdo ditë të bëjmë punë të mira për ju dhe zgjedhja juaj është një hap shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët e kësaj komune” ka thënë Ymeri.

Ndërsa përfaqësuesi nga Projekti LOGOS , Mentor Rexhepi tha se pasiqë ky është takimi i parë zyrtar në mes të komunës LOGOS-it dhe Liderëve të fshatrave, vet fakti që LOGOS-i ka mbështetur Komunën për ta organizuar një takim të tillë tregon se LOGOS-i ka një vëmendje të veçantë në bashkëpunimit të Komunës suaj me juve si përfaqësues të fshatrave. “Ju si përfaqësues të fshatrave jeni një urë lidhëse në mes të qytetarëve dhe Institucioneve për të bashkëpunuar në mes vete për interesat e përbashkëta “ theksoi Rexhepi.

Në këtë takim po ashtu u bë edhe prezantimi mbi rolin dhe kompetencat e liderëve, roli i kryetarit të këshillit të fshatit në identifikimin e projekteve me prioritet , shpërndarja e informatave te fshatrat rreth projekteve kapitale të buxhetuara, roli i kryetarit të këshillit të fshatit në monitorimin e planifikimit dhe shpenzimit të buxhetit komunal, objektivat e pajtuara me komunat për vitin 2013, monitorimi i procedurave të tenderimit, të drejtat e kryetarëve të këshillit të fshatit (ndikimi i tyre në rast të parregullsive), prezantimi i konceptit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, paraqitja e mjeteve dhe mekanizmave për aplikimin e BPGJ në nivel fshati./rajonipress/