Fundamenti

Ymeri synon të rrisë edhe më shumë transparencën në qeverisjen komunale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Bajrush Ymeri theksoi se ne do ta përkrahim këtë projekt në komunën e Novobërdës e sidomos që ka të bëjë me Rritjen e transparencës përmes pjesëmarrje në qeverisje, buxhet dhe qasje në informata publike dhe dokumente.

Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri e ka pritur të martën në një takim pune Besime Tusha, drejtore Ekzekutive e OJQ-së Network of Peace Movemen (NOPM).

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje synon implementimin e projektit ”Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasje në informata publike dhe dokumente” e cila do të financohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur (KFOS).

Bajrush Ymeri theksoi se ne do ta përkrahim këtë projekt në komunën e Novobërdës e sidomos që ka të bëjë me Rritjen e transparencës përmes pjesëmarrje në qeverisje, buxhet dhe qasje në informata publike dhe dokumente.

Eco Higjiena

Ymeri tha se ne do të ofrojmë informata lidhur me qasjen në dokumente zyrtare dhe raporte buxhetore si dhe informata tjera që janë të nevojshme në kuadër të implementimit të projektit në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Kurse, Besime Tusha falënderoi Kryetarin e Komunës për mundësinë e dhënë kësaj organizate për implementim të projektit dhe tha se OJQ-ja NOPM do të marrë pjesë,dhe evokoj në punën e komunës lidhur me transparencën, qasjen në dokumente publike si dhe procesin e buxhetit.

Po ashtu tha ajo ne do të marrim pjesë edhe në mbledhje të Kuvendit Komunal dhe Komitetin për Politik dhe Financa si dhe të ketë takime me Drejtor të Drejtorive si dhe zyrtarë të tjerë në komunë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: