RCCOLA

Ymeri: S’ka Republikë me Serbinë brenda Kosovës

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se nuk mund të ketë Republikë të Kosovës me Serbinë brenda Kosovës.

Në një intervistë për RTV 21, Ymeri theksoi se opozita do të jetë bashkë në protestat e ardhshme për të mos lejuar themelimin e siç thotë ai Zajednicës.

Nuk përjashton rrëzimin e Qeverisë përmes këtyre protestave.

Mobi Casa

“Diskutojmë mobilizimin qytetarë kundër këtyre proceseve. Një datë të saktë për protestat ende nuk e kemi por çka është me rëndësi të dihet është që këto protesta do të jenë edhe të vazhdueshme, edhe të qëndrueshme derisa të arrihet qëllimi. Nuk e kemi caktuar ende datën por natyrisht se ato nuk do të presin shumë në kohë”, tha Ymeri.

Tha se do të përdorin çdo lloj mjeti për arritjen e çëllimeve.

“Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet që Lëvizja Vetëvendosje i ka në dorë, për ta kundërshtuar zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha Ymeri.