Fundamenti

Ymeri: Sikur Kurti t’i thoshte jo planit franko-gjerman, do të kishte pasoja tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti Visar Ymeri ka potencuar se sa më i vogël të jetë koordinimi me ndërkombëtarët, aq më të mëdha janë pasojat.

Ymeri, ka theksuar se një format i shpejt i dialogut do të ishe më i dobishëm.

Në RTV Dukagjini, Ymeri ka folur edhe mbi qortimet që po përgatiten nga ndërkombëtarët.

“Kur na si Kosovë kemi filluar me kuptuar që këta ndërmjetës nuk janë të paanshëm. Një vegim të tillë, një hapje të shpejtë të dritares për ta parë procesin nga brenda na e kanë thënë presidentja dhe kryeministri në nëntorin e viti të kaluar. Edhe marrëveshjen në Bruksel edhe aneksin në Ohër e kemi pranuar. Te zbatimi kemi ngecur. Pse reagimi ndaj Kosovës është kaq i madh? Reagimi është shumë më i shtuar nga SHBA-të sesa nga BE-ja. Sikur Kurti t’i kishte thënë jo planit franko-gjerman dhe krejt çka ka ndodhur rreth tij në fillim, o njohje o hiç, kishim marrë ndëshkime por do të ishin të tjetër lloji”.

Uji Dea

“Tash kemi investuar krejt Bashkësinë Ndërkombëtare në një marrëveshje më të gjitha zotimet e veta dhe në fund u kemi thënë jo, qysh tash jo, nuk mundesh tash jo. Kjo sjellje që i ka sjellë Kosovës këto qortime e po përgatitet edhe masa apo pasoja politike. Çka po do të na thotë Bashkësia Ndërkombëtare është kështu, ju po thoni se jeni vend sovran dhe i merrni vendimet në mënyrë sovrane, por vendimet e juaja sikur vend sovran kanë pasoja, duhet të jesh i gatshëm edhe për to, kur të ndodhë pasoja mos më thirr mu”, shtoi Ymeri.

Ai ka potencuar se sa më i vogël të jetë koordinimi me ndërkombëtarët, aq më të mëdha janë pasojat.

“Pasojat janë që sa më shumë që nuk koordinohesh ti, aq më të mëdha janë pasojat, nëse do t’i futesh asaj rruge, urdhëro”.