Fundamenti

Ymeri shpreson në krijimin e Zonës Ekonomike në Llabjan

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ky projekt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për komunën tonë, por edhe për komunat e rajonit të Anamoraves sepse për herë të parë do të krijohen mundësit dhe kushtet e përshtatshme për investitorët që në një vend me infrastrukturë përcjellëse të zhvillojnë veprimtarit e tyre. Ne kemi pasur rast të vizitojmë shtetin e Çekisë dhe aty kem pa për së afërmi se si funksionojnë zonat ekonomike dhe sa të suksesshme kanë qenë ato tha Bajrush Ymeri.

Nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri së bashku me zyrtarin për zhvillim Sabedin Vllasaliu kanë marrë pjesë në konferencën e donatorëve mbi zhvillimin socio-ekonomik në rajonin e Lindjes, që u organizua nga Asociacioni i Agjencioneve për Zhvillim Rajonal (ARDA) -Lindje.

Ymeri tha për rajonipress se në këtë konferencë përveç projekteve që u propozuan nga zyra e AZHR-së për komunat partnere edhe ne si komunë prezantuam projektin e Zonës Ekonomike në fshatin Llabjan, projekt ky që është në bashkëpunim me komunën e Gjilanit.

Mobi Casa

“Ky projekt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për komunën tonë, por edhe për komunat e rajonit të Anamoraves sepse për herë të parë do të krijohen mundësit dhe kushtet e përshtatshme për investitorët që në një vend me infrastrukturë përcjellëse të zhvillojnë veprimtarit e tyre. Ne kemi pasur rast të vizitojmë shtetin e Çekisë dhe aty kem pa për së afërmi se si funksionojnë zonat ekonomike dhe sa të suksesshme kanë qenë ato” tha Ymeri.

Ymeri thotë se me krijimin e hapësirës me kushte përcjellëse për biznese do të hapen vende të reja të punës dhe kjo do të ndikoj drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike ka marre mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe ju është bërë studimi i fizibilitetit në beshteje financiare nga USAID-i, Komunat dhe zyrtarët nga shteti i Çekisë. Shpresojë shumë që zyra e Komisionit Evropian do të financoje krijimin e kësaj Zone Ekonomike sepse është një mundësi e mirë për ta ndihmuar komunën në zhvillimin ekonomik” tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.